Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, tha të hënën presidenti kroat Zoran Milanoviç. Ai shtoi se pushtimi rus në Ukrainë ka më shumë se një vit që ka filluar dhe Beogradi zyrtar ende nuk ka mbajtur një qëndrim të saktë se me cilën anë është.
“Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet t’i japë fund këtij lloj marrëdhënieje me Rusinë. Serbia duhet të vendosë sanksione”, u tha presidenti kroat gazetarëve pas festimit të Ditës Ndërkombëtare të Punës./abcnews.al