Që prej 1 janarit të këtij viti, në Milano qytetin e dytë më të madh të Italisë që njihet ndryshe edhe si kryqeqyteti i Modës duhanpirja është e ndaluar në të gjitha hapësirat publike duke përfshirë këtu sheshet apo edhe rrugët e këtij qyteti.
Kushdo që thyen rregullat do të përballet me gjoba që varojnë nga 40 euro deri në 240 euro.
Ky rregull i vendosur nga Bashkia e Milanos shënon ndalimin më të ashpër të pirjes së duhanit në Itali, ku një e katërta e popullsisë janë duhanpirës sipas të dhënave nga Ministria Italiane e Shëndetësisë.
Ndalimi I vendosur nuk përfshin cigaret elektronike apo ato që quhen vapes. Këshilli Bashkiak i Milanos mori vendimin për të ndaluar duhanpirjen në ambiente publike me synimin për të ulur ndotjen e ajrit në këtë qytet pasi të dhënat treguan se duhanpirësit ishin përgjegjës për 7% të emetimeve të gazrave të dëmshëm në këtë qytet dhe rrethinat e tij.
Nëpërmjet kësaj lëvizje jo vetëm që përmirësohet cilësia e ajrit por edhe mbrohet shëndeti i qytetarëve.
Qytetarët do të kenë mundësi të pine cigare në Milano vetëm në zona të izoluara të cilat janë paracaktuar nga autoritetet dhe duhet të jenë larg qytetarëve të tjerë në një diameter prej 10 metrash.
Duhanpirja është e ndaluar në të gjitha hapësirat e brendshme publike në itali që nga viti 2005 ndërsa disa qytete kanë edhe rregullore shtesë, megjithatë zbatimi i këtyre rregulloreve është i rrallë.Në Torino ndalohet duhanpirja në ambientet publike ku ka fëmijë ose gra shtatzëna, ndërsa në Romë nga ana tjetër cigarja është e lejuar në ambientet e hapura të bareve dhe restoranteve.
Pavarësisht luftës kundër duhanpirjes, pirja e cigareve lejohet në çdo aeroport Italian ku ka dhoma specifike për diçka të tillë./abcnews.al