Milano humb finalen/ UEFA i heq stadiumit “San Siro” duelin në Champions

schedule14:22 - 25 Shtator, 2024

schedule 14:22 - 25 Shtator, 2024

Për herë të fundit është luajtur 8 vjet më parë.

I takoi Realit të fitonte një nga titujt e tij të shumtë në Champions, mbrëmjen e 28 majit 2016.

Ishte diçka e mrekullueshme që skuadra më e madhe e Europës të ngrinte trofeun në një nga altarët e kësaj feje që quhet futboll, me emrin “San Siro”, por nuk dihet sesa duhet të presim për të parë një tjetër finale në Lombardi.

Ishte paracaktuar ajo e vitit 2027, por UEFA e anuloi.

“San Siro” nuk do ta ketë ndeshjen më të madhe të klubeve në botë, dhe kjo sepse UEFA nuk mori garanci nga Komuna e Milanos se do të kryheshin në kohë punimet për të sjellë stadiumin në standardet e duhura, dhe po ashtu hapësirën rreth tij.

Se ku do të luhet, kjo do të vendoset në maj ose qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo do të thotë se impianti mitik, ku luajnë Milani dhe Interi, do të duhet të presë më shumë sesa 21 vjet!

Thuajse e paralajmëruar sepse në “San Siro” janë luajtur vetëm dy finale në 54 vjet!

Padyshim që kjo ka qenë e paimagjinueshme në 1970, kur Fejënordi fitoi titullin e tij të parë e të vetëm në “La Skalën” e sportit, duke triumfuar ndaj Sëlltikut edhe me futbollin total, por edhe me “katenaçon” e imponuar nga skocezët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!