Milanit i kthehet talenti i mesfushës, projektohet formacioni anti-Torino

schedule17:15 - 11 Janar, 2021

schedule 17:15 - 11 Janar, 2021

Milan luajti para dy ditësh me Torinon dhe fitoi me shifrat 2-0, por humbi Tonalin, i cili doli me barelë nga fusha e lojës mes dhimbjesh. Këtë të fundit fatmirësisht duket se kanë qenë momentale sepse nga Italia raportojnë se ai e ka rikuperuar dëmtimin e pësuar nga ajo përplasje me Verdin.

Një lajm shumë i mirë për Piolin, i cili vjen para ndeshjes ndaj Torinos, këtë herë në Kupën e Italisë ditën e nesërme. Duke parë gjendjen e ekipit, Tonali mund ta nisë titullar ndeshjen.

 

Krunic dhe Rebic janë të infektuar, ndërsa Bennacer, Saelemaekers dhe Gabbia janë ende në rikuperim e sipër, duke konfirmuar mungesën e tyre ditën e nesërme.

Mesfusha pritet të përbëhet nga Tonali, Calabria dhe Kessie, në sulm do të luajnë Castillejo, Hauge dhe Leao, me Ibrën, që e nis nga stoli. Në portë Donnarumma i lë vendin Tatarusanu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!