Milani vendos ta largojë, 30-vjeçari pranë kalimit tek Atalanta

schedule09:15 - 20 Prill, 2020

schedule 09:15 - 20 Prill, 2020

Giacomo Bonaventura ndodhet në vitin e fundit të sezonit me Milanin dhe drejtuesit ia kanë bërë të qartë se nuk do të ketë rinovim për të. Mesfushori 30-vjeçar do të dalë lojtar i lirë, duke i dhënë fund kështu aventurës 6-vjeçare me kuqezinjtë.

E ardhmja e lojtarit mund të jetë sërish… Atalanta. Bonaventura shpërtheu te skuadra bergamaske, aty ku nisi futbollin. Trajneri Gasperini është e cilëson si një përforcim perfekt dhe i ka kërkuar drejtuesve t’i dhurojnë një kontratë.

Në garë janë edhe Roma me Torinon, klube që i besojnë shumë eksperiencës së mesfushorit. Gjithsesi, Atalantën e njeh shumë mirë dhe Bonaventura pritet të zgjedhë të rikthehet te zikaltrit, edhe pse duhet parë në fillim se kur mbaron ky sezon, njëkohësisht edhe eksperienca me Milanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!