Milani arriti një tjetër rezultat pozitiv vetëm pak ditë pas kualifikimit për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Skuadra e trajnerit Gatuzo barazoi 1-1 në fushën e Fiorentinës në Serinë A, duke arritur të shmangte humbjen në fund. Vendasit shënuan të parët me anë të Simeones, por milanezët reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin brenda 3 minutave. Autor i golit ishte futbollisti turk, Çalhanoglu.
Pavarësisht marrjes së një pike në një fushë të vështirë, sërish Milani është në pozicion shumë të vështirë në renditjen e Serisë A, duke u ndodhur vetëm në vendin e 11-të, shumë larg zonës që të kualifikon për në Ligën e Kampionëve.
Në mesjavë, skuadra kuqezi arriti një fitore të rëndësishme duke fituar derbin me Interin në çerekfinalen e Kupës së Italisë, suksesi e parë pas një periudhe të gjatë aspak pozitive./abcnews.al