Kualifikimi në çerekfinalet e Champions League i sjell Milanit prestigj të ri në skenën ndërkombëtare, por përfitojnë edhe arkat e tyre. Me zbritjen në mesin e 8 më të mirëve në Evropë, Milani garantoi të paktën një të ardhur prej 71.4 milionë euro. 15.64 milionë vetëm nga pjesëmarrja, 30.2 milionë performanca ndërmjet fazës së grupeve dhe nokautit, 14.79 milionë për koeficientin e kthimit dhjetëvjeçar dhe afërsisht 12.76. milionë (8 nga gjysma e parë, minimumi 4.76 nga e dyta, shifra mund të ndryshojë) fitime që rrjedhin nga market pool, nga të cilat duhen zbritur 2 milionë euro për shkeljen e “fair play”-it financiar.
Vitin e kaluar Milani, i eliminuar në fazën e grupeve, grumbulloi 45.283 milionë nga Champions League. Tashmë falë kualifikimit në 1/16, të ardhurat janë rritur me 26 milionë.
UEFA do të shpërndajë gjithsej 2.022 miliardë euro për 32 klubet që marrin pjesë në turneun final. Të ardhurat neto të disponueshme për klubet pjesëmarrëse do të ndahen si më poshtë:
– 25% do të ndahen për kuotat fillestare (500.5 milionë euro)
– 30% do të ndahen për shumat fikse që kanë të bëjnë me shërbimet (600.6 milionë euro)
– 30% do të caktohet në bazë të renditjes së koeficientit të performancës 10-vjeçare (600.6 milionë euro)
– 15% do të lidhet me kuotat e ndryshueshme të lidhura me grupin e tregut (300.3 milion euro)/ h.ll/abcnews.al