Milani nxiton, takim për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic

schedule13:56 - 20 Tetor, 2020

schedule 13:56 - 20 Tetor, 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, mund të qëndrojë dhe për një vit tjetër tek kuqezinjtë. Sipas raportimit të “Corriere della Sera”, pritet një takim mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të lojtarit në ditët në vazhdim.

Mino Raiola po studion mundësinë për ta zgjatur kontratën e gjigandit suedez edhe për një vit, pra deri në qershor të vitit 2022. Ibra është në një formë të shkëlqyer në kohët e fundit, ku kujtojmë se ishte ai që vendosi derbin me dy golat e tij.

Deri më tani 39-vjeçari ka shënuar katër gola në vetëm dy ndeshje të Serie A për Milanin. Të besuarit e Stefano Piolit janë në vend të parë me 12 pikë të plota, pas katër ndeshjeve të para. /abcnews.al