Skuadra e Milanit po i lëviz të gjithë gurët që të nënshkruajë me Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez do të jetë agjent i lirë në datën 31 dhjetor dhe do të ketë mundësinë t’i bashkohet një skuadre europiane me parametra zero në muajin janar. 38-vjeçari nuk ka në plan të ndalet dhe po shqyrton të gjitha ofertat.
Mediet italiane vazhdojnë të raportojnë se Maldini dhe Boban kanë pasur shumë takime me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, dhe po diskutojnë për çdo detaj të mundshëm. Ibrahimovic u largua nga Milani në sezonin 2011-12 dhe që nga ai sezon, kuqezinjtë nuk kanë kaluar aspak vite të mira.
Rroga e Ibrahimovic mbetet problem, pasi 6 milionë euro në sezon janë shumë për Milanin. Raiola është pro një ulje rroge dhe një kontrate me Milanin, por mbetet të bindet vetëm sulmuesi suedez. Gjatë kësaj jave, dyshja Boban-Maldini do të takohen sërish me Raiolën dhe “Djalli” synon ta sigurojë firmën e Ibrahimovic brenda muajit nëntor./abcnews.al