Lucas Vasquez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid. Anësori i djathtë, i cili numëron 9 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, shpreson të qëndrojë te kampionët e Spanjës, por rinovimi është larg.
Milani është një nga klubet e interesuara për 29-vjeçarin iberik. Calciomercato raporton se Paolo Maldini, drejtori teknik i kuqezinjve, ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit.
Vasquez nga ana a tij kërkon një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 5 milion eurosh në sezon, kushte që nuk kanë ndërmend t’ia plotësojnë as Reali dhe as Milani.
Klubi italian mund të shkojë deri në 4 milion euro në sezon, teksa në garë për Vasquez (2 gola dhe 7 asiste këtë sezon) janë edhe Bayern Munchen, Inter dhe Manchester United. /abcnews.al