Milani nga planeti tjetër për Sasuolon, një hap larg nga titulli kampion

schedule19:50 - 22 Maj, 2022

schedule 19:50 - 22 Maj, 2022

90 minuta ndajnë Milanin nga titulli kampion në këtë sezon të Serisë A, me kuqezinjtë që do të përballen në këtë ndeshje të fundit me Sasuolon në transfertë.

Milani kaloi në avantazh në minutën e 17’. Ishte Leao i cili dha një pasë për Zhirun. Ky i fundit goditi në mënyrë precize dhe topi u ndal në rrjetë.

 

Shifrat për Milanin u dyfishuan në minutën e 33’. Mbrojtja e Sasuolos humb topin pata zonës me Leaon i cili pason për Zhiru dhe sulmuesi francez nuk fal përsëri.

Po ashtu në minutën e 36’ Milani shënoi edhe golin e tretë. Gabimi i tretë radhazi nga mbrojtja e Sasuolos, këtë herë është Kesi i cili çon topin në rrjetë.
/abcnews.al/