Milani në pritje të rinovimeve të Maldinit-Massara, Gazidis është kthyer nga New York

schedule17:15 - 29 Qershor, 2022

schedule 17:15 - 29 Qershor, 2022

Pasditen e sotme Ivan Gazidis është rikthyer në Casa Milan pasi ka kaluar disa ditë në New York.

Drejtori ekzekutiv i kuqezinjve u paraqit në selinë qendrore të Milan në një ditë kaq të rëndësishme për rivalët e tyre dhe kjo mund të jetë prolog i njoftimit të rinovimeve të shumëpritura të Maldinit dhe Massara, kontratat e të cilëve skadon nesër.

Ndërkohë pritet edhe rinovimi i Zlatan Ibrahimovic, me suedezin që do të prfitojë një pagë fikse “simbolike” në dy vitet e ardhshme. /f.a/abcnews.al