Milani i ka hedhur dytë nga Anglia dhe kërkon të zgjidhë dy çështje. E para lidhje me mbrojtësin Fikayo Tomori, të cilin e ka marrë në huazim me mundësi blerje nga Chelsea.
Kuqezinjtë tentuan të arrijnë një marrëveshje për të ulur çmimin prej 28 milion eurosh, por londinezët nuk kanë pranuar.
Sipas Tuttosport, Milani ka arritur të bindë klubin anglez për ta paguar me këste shifrën për transferimin e Tomori. Kështu pritet që të zyrtarizohet kalimi i mbrojtësit te klubi italian.
Pista e dytë e merkatos është Olivier Giroud, me të cilin janë shumë pranë. Sulmuesi del i lirë më 30 qershor dhe Milani i ka ofruar 4 milion euro pagë, nga 6 që merr aktualisht. Drejtuesit e italianëve e duan si një alternativë për Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al