Milani merr lajmin e mirë, dy yjet “shqelmojnë” Covid-19

schedule14:36 - 21 Janar, 2021

schedule 14:36 - 21 Janar, 2021

Një tjetër lajm i mirë vjen për trajnerin Pioli dhe për të gjithë tifozët e Milanit. Ante Rebic dhe Rade Krunic nuk janë më tashmë të infektuar nga Covid-19 dhe do t’iu bashkohen pjesës tjetër të grupit.

Ka qenë vetë klubi kuqezi që ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate zyrtare. Ditën e sotme lojtarët iu nënshtruan testit të koronavirusit dhe falë përgjigjes ata morën dritën jeshile për t’u rikthyer në skuadër.

 

Ndërkohë, mësohet se testi i Theo Hernandezit ka qënë jo plotësisht pozitiv. Pasi testi të verifikohet sërish, mbrojtësi i majtë mund t’i bashkohet ekipit në prag  të përballjes së kësaj fundjave, me Atalantën. /abcnews.al