Serge Aurier është një nga objektivat e Milanit për krahun e djathë të mbrojtjes. 27-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, (60 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren afrikane), është pjesë e Tottenham prej vitit 2017.
Me klubin londinez ka një kontratë deri në verën e vitit 2022, teksa kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh. Diçka të tillë e pranon Paolo Maldini.
Në një prononcim për Sky Sport Italia, që raporton se ky operacion mund të mbyllet për shumën e 15 milion eurove, drejtori teknik i Milanit deklaron se ka pasur biseda me agjentin e lojtarit të krahut.
“Të them të drejtën, kemi biseduar me agjentin e Aurier vitin e kaluar. Të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme“, thekson legjenda e klubit të famshëm. /abcnews.al