Milani ka fituar 5-1 në San Siro ndaj Sampdorias në javën e 36 të Serie A duke mbajtur gjallë shpresat për Champions.
Ishte Leao ai që hapi sfidën në minutën e 9-të, teksa njeriu i ndeshjes ishte padyshim Zhiru, që realizoi tripletën e parë me fanellën kuqezi, në minutat 23, 29 dhe 68-të, ndërkohë që golin tjetër për Milanin e shënoi Diaz.
Për sa i përket dorianëve të Sampdorias, goli i nderit u realizua nga kapiteni Kuajarela. Vlen të theksohet se në përballjen e radhës, Milani do të përballet me Juventusin në transfertë. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/