Milani ka akord me Real Madrid për talentin, zbulohen detajet e operacionit

schedule11:40 - 30 Qershor, 2021

schedule 11:40 - 30 Qershor, 2021

Milani këmbëngul prej muajsh tashmë të mbajë më gjatë Brahim Diaz dhe duket se ja ka arritur qëllimit, pas negociatave të gjata me Real Madrid për 21-vjeçarin e kombëtares së Spanjës.

Lajmet e fundit janë se Milani dhe Real Madrid kanë gjetur akordin për fantazistin për huazimin e dhe në një tjetër sezon me të drejtën e Blerjes nga kuqezinjtë për 22 milionë euro.

 

Real Madrid ka arritur të përfshijë edhe një klauzolë rikthimi të mundshëm për talentit. Florentino Perez do ketë mundësi ta riblejë Diaz për 27 milionë euro, për një afat prej viti nga blerja e Milanit.

Ndërkohë, Milani do një qendërsulmues dhe Olivier Giroud është emri më i përfolur deri më tani. Negociatat zgjasin prej kohësh dhe nuk ka zgjidhje finale mes palëve. Milani tani e ka humbur durimin.

 

Nga Italia bëjnë me dije se Maldini i ka lënë vetëm 1 javë kohë Giroud. Në të kundërt Luka Jovic është i zgjeshuri për yë ardhur tye Milani për majën e sulmit. /abcnews.al