Dita e Champions League, kompeticionet më të fortë për klube në Europë. Në Nyon të Zvicrës goglat vendosin ndarjen e 32 skuadrave në grupe.
LEXO EDHE: I shpëtuan jetën Eriksenit, Kjaer dhe mjekët e Danimarkës marrin çmimin special
Tifozë të shumtë të gozhduar para TV-ve, për të mësuar me kë do u përballet ekipi i zemrës. Në këtë fazë nuk ka duele mes ekipeve nga kampionate të njëjta.
Shorti i sotëm ka prodhuar këto katërshe nëpër grupe:
Grupi A: Manchester City, PSG, Leipzig, Club Brugge
Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, Milan
Grupi C: Sporting CP, Borussia Dortmund, Ajax, Besiktas
Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Sheriff Tiraspol
Grupi E: Bayern Munich, Barcelona, Benfica, Dynamo Kyiv
Grupi F: Villareal, Manchester United, Atalanta, Young Boys
Grupi G: Lille, Sevilla, RB Salzburg, Wolfsburg
Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo
KUR LUHEN NDESHJET E GRUPEVE: Ndeshjet e para 14/15 shtator, ndeshjet e dyta 28/29 shtator, ndeshjet e treta 19/20 tetor, ndeshjet e katërta 2/3 nëntor, ndeshjet e pesta 23/24 nëntor, ndeshjet e gjashta 7/8 dhjetor. / abcnews.al