Milani fiton derbin dhe eleminon Interin nga kupa e Italisë

schedule10:35 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 10:35 - 28 Dhjetor, 2017

Milani kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas suksesit ndaj Interit. Ndeshja në “San Siro” u vendos në kohën shtesë dhe skuadra milaniste ka ende shpresë për trofe këtë sezon

Derbin e fitoi ai ekip që e kishte më të rëndësishëm.

Pra, Milani.

Skuadra në krizë e trajnerit Gatuzo mundi Interin 1-0 dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, një nga objektivat e paktë që I mbeten këtë sezon.

Dështimet në kampionat e bënin të domosdoshëm këtë sukses që u arrit falë një goli të shënuar nga Kutrone në kohën e parë shtesë.

Lojtari 19-vjeçar, I marrë nga ekipi I të rinjve, u bë shpëtimtari I Milanit me emër të madh, por që mbetet në krizë të plotë në Serinë A.

Mjaft pozitive për Milanin paraqitja e portierit të dytë, Antonio Donaruma, vëllai I portierit titullar, Xhixho Donaruma.

Ishte një derbi I fortë, por jo I bukur, me të dyja skuadrat nën presion të madh, pas humbjeve të fundit të pësuara në kampionat.

Interi, I cilësuar më shumë favorit përpara fillimit, zhgënjeu duke pësuar disfatën e tretë rresht.

Ndoshta futbollistët e trajnerit Spaleti ishin më të qetë duke qenë vetëm 5 pikë larg kreut të Serisë A, por gjithsesi eleminimi nga Kupa ishte një dështim I madh.

Për më tepër, Interi hodhi në fushë lojtarët më të mirë, me përjashtim të atyre që ishin të dëmtuar, por përsëri nuk ia doli.

Ndeshja e ardhshme në kampionat ndaj Lacios duhet fituar me patjetër, ndryshe kriza do të jetë e plotë.

Milani, ndërkaq, mund të pretendojë fitoren e Kupës, ashtu si edhe atë të Ligës së Europës, por sërish tifozët nuk janë të kënaqur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!