Milani e Interi “me pushime”, magjia e Champions vazhdon në “San Siro”

schedule13:19 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 13:19 - 12 Dhjetor, 2019

Mitiku ‘San Siro’ do t’i rikthehet dhe një herë si dikur mbrëmjeve të magjishme që të fal vetëm Champions League. Stadiumi në pronësi të Milanit dhe Interit do të mirëpresë më në fund një ndeshje me eliminim direkt pas 5 vitesh mungesë. Që nga viti 2014, Milani dhe Interi kanë dështuar që të arrijnë në këtë fazë të kompeticionit prestigjioz.

Tashmë duket se këtij ‘makthi’ i ka ardhur fundi, por në fushën e lojës nuk do të jetë asnjëra nga dy ekipet e Milanos. Rekordi negativ i ‘San Siros’ do të thyhet nga Atalanta, që arriti mbrëmjen e djeshme kualifikimin për herë të parë në histori. Bergamaskët e mbyllën grupin në vendin e dytë vetëm në ndeshjen e fundit, kur mposhten Shahktar Donetsk në Ukrainë.

Atalantës i duhet të luajë diku tjetër, pasi stadiumi i tyre ‘Atleti Azzurri d’Italia’ nuk i plotëson kushtet e UEFA-s. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord që në verë për t’i  zhvilluar aty ndeshjet, duke e kthyer ‘San Siron’ shtëpinë e tyre të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!