Milani e do si pasuesin e Gigio Donnarumma, Lille i vë çmimin portierit

schedule13:59 - 16 Prill, 2021

schedule 13:59 - 16 Prill, 2021

Milani e mendon largimin e Gigio Donnarumma. Deri më tani kuqezinjtë nuk ia kanë dalë të arrijnë një marrëveshje me Mino Raiola për të zgjatur bashkëpunimin dhe normalisht duhet menduar edhe për ndonjë plan B.

Drejtuesit e klubit italian e kanë bërë një lëvizje, duke kërkuar informacion në lidhje me Mike Maignan. Lille u ka kthyer përgjigje kuqezinjve, në lidhje me çmimin e portierit. Milani duhet të paguajë rreth 18 milion euro nëse e do portierin.

Për momentin prioritet është rinovimi me Donnarumma,. i cili edhe vetë e dëshiron të qëndrojë në skuadrën e zemrës. Në mes janë paratë dhe Mino Raiola, i cili tenton t’i sigurojë një kontratë të majme klientit të tij. /abcnews.al