Milan zyrtarizon blerjen e mbrojtësit spanjoll Hernandez: Ja shifra

schedule21:30 - 6 Korrik, 2019

schedule 21:30 - 6 Korrik, 2019

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të majtë Teo Hernandez nga Real Madrid për shifrën e 20 mln euro. Spanjolli ka firmosur për pesë sezone me kuqezinjtë.

Problemet financiare e kanë detyruar skuadrën e Milanit të nënshkruajë me futbollistë jo shumë të kushtushëm. Strategjia e kuqezinjve është të përforcohen me lojtarë të rinj dhe të jenë një garanci për të ardhmen. Rast i tillë paraqitet për mbrojtësin spanjoll Teo Hernandez i cili është zyrtarisht një futbollist i kuqezinjve. Mbrojtësi 21 vjeçar i ka kushtuar arkave të klubit 20 mln euro dhe shihet si një investim mjaft i rëndësishëm. Futbollisti spanjoll i cili sezonin e kaluar u aktivizua me skuadrën e Real Sociedad ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërkohë që kontrata është depozituar në Serinë A këtë të premte. Kujtojmë që Hernandez është aktivizuar më parë me skuadrën e Atletiko Madrid për të kaluar më pas tek rivalët e Realit ku nuk pati sukses.

Futbollisti spanjoll ka nënshkruar një kontrate pesë vjeçare me kuqezinjtë, ndërkohë që nuk bëhet e ditur paga vjetore që do të përfitojë me italianët. Kujtojmë që Teo Hernandez është blerja e dytë për këtë merkato në skuadrën e Milanit, pasi më parë kanë firmosur me Rade Kruniç nga Empoli.

Në kampin kuq e zi janë optimist dhe besimplotë se skuadra do të zyrtarizojë një në merkato një emër të madh pa shpenzuar shuma të majme, ndërkohë që për momentin nuk ka një emër konkret. /ABC news Albania 24/7