Milan tjetër hap fals, ultrasit kuqezi thërrasin skuadrën për t’u thënë disa fjalë

schedule08:20 - 14 Maj, 2023

schedule 08:20 - 14 Maj, 2023

Milani humbi ditën e djeshme nga Spezia në transfertë me rezultatin 2-0. Në prag të sfidës së kthimit ndaj Interit për gjysmëfinalen e Champions League, nuk ishte ajo që u duhej kuqezinjve, pasi dëmton më shumë gjendjen psikologjike.

Në përfundim të sfidës, ultrasit e Milanit i kanë thënë kapitenit Calabria të bashkohej aty pranë bashkë me lojtarët e tjerë pasi tifozët kryesorë të Milanin kishin disa fjalë për të ndarë.

“Curva Sud” u ka kërkuar lojtarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të kenë një reagim në derbin ndaj Interit mbrëmjen e së martës.

Ndërkohë që këto fjalë duket se u kanë kaluar nëpër zemër sepse pasi u kthyen në dhomat e zhveshjes, ata janë dëgjuar duke bërtitur “ Hajde le të luftojmë, forza duam 11 luanë”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!