Mes Milanit dhe një sulmuesi të ri, të kërkuar nga Pioli, Arabia Saudite është në mes. Disa klube aziatike kanë bastisur Europën prej javësh dhe tashmë synojnë Alvaro morata dhe Mauro Icardi.
Kuqezinjtë po vlerësojnë me shumë epërsi dhe më të lehtë do ta kishin të hasnin konkurrencë nga klubet e Europës se sa nga klubet e divizionit më të lartë saudit. Për Morata, dy klube saudite janë pas tij, madje Al Taëëon ka bërë një ofertë prej 120 milionë euro pagë neto për tre vjet.
Për Icardin ende nuk ka një ofertë zyrtare nga Arabia, por ajo që dihet është se Milan do ta ketë të vështirë të konkurrojë me këto klube, pasi ato janë në gjendje të bëjnë oferta stratosferike, ashtu siç kanë bërë deri më sot me lojtarë se Ronaldo, Benzema, Kante etj./h.ll/abcnews.al