Skuadra e Milanit e ka nisur sezonin e ri me ndryshime në organikë ndërkohë që në dy ndeshjet e para ka grumbulluar 3 pikë pas humbjes me Udinezen dhe fitores me Brescian.
Trajneri Marco Giampaolo ka sjellë një frymë të re në skuadër dhe ka ndërhyrë bindshëm në skemat taktike. Kuqezinjtë do të rikthehen të luajnë me skemën e vjetër të kohës së Silvio Berslusconit 4-3-1-2 me Suson trekuartist pas dyshes së sulmit Rebiç-Piatek.
Ndërprerja e kampionatit ka shërbyer si një asist për kuqezinjtë të cilët mund të rikuperojnë për ndeshjen e tretë në Serie A ndaj Veronës, mbrojtësin Hernandez dhe mesfushorin Biglia.
Mbrojtja nuk është paraqitur në lartësinë e duhur në dy takimet e para dhe ish-futbollisti i Realit është një element jetik për difensivën kuqezi. Synimi kryesor i kuqezinjve edhe në edicionin aktual mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve që mungon prej disa sezonesh me radhë./ABC News Albania 24/7