Serbia liron Radojiçiç/ Kriminelit serb i ndalohet hyrja në Kosovë u ndalua për sulmin në veri

schedule10:20 - 4 Tetor, 2023

schedule 10:20 - 4 Tetor, 2023

Nuk i kaloi as 24 orë në ambientet e paraburgimit në serbi, lirohet krimineli dhe terroristi Milan Radojiçiç. Referuar mediave vendase gjykata e lartë në Beograd ka refuzuar kërkesën e prokurorisë, e cila kërkonte paraburgim për radojicic për shkak të rrezikut të arratisjes.

Gjyqtari i çështjes i ka caktuar arrest shtëpie ndërsa i ka ndaluar të kalojë në territorin e kosovës.

“Radojicic i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga vendbanimi, e cila i ka ndaluar të largohet nga territori i Republikës së Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës, dhe është urdhëruar që çdo datë 1 dhe 15 të muajit të paraqitet në stacionin policor”

Po ashtu, nga kjo gjykatë kanë njoftuar se terroristit Radojiçiç, i është konfiskuar  pasaporta, ndërsa i pandehuri është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet.

Ditë më parë, radojicic pranoi përmes avokatit e toj që kishte organizuar sulmin terrorist në  fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Radoiçiç njoftoi se ai kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ishte e informuar mbi organizimin e tij.

Ai madje e kishte cilësuar vrasjen e policit si aksidentale, pas së cilës ka nisur një përleshje e ashpër nga të dyja palët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!