Milani do të jetë me më shumë alternativa në sulm përballë Empolit, ndeshje e cila vjen para duelit të madh me Chelsean.
Më në fund Stefano Pioli do të ketë në dispozicion të gjithë sulmuesit, përjashto këtu Zlatan Ibrahimovic, i cili siç dihet vazhdon me rikuperimin e tij.
Ante Rebic, Divock Origi janë rikthyer nga dëmtimi, teksa do të jenë nën urdhrat e Piolit, teksa edhe Giroud dhe Leao që kthehet pas pezullimit për sfidën me Empolin.
Ndërkohë një mungesë e madhe për “kuqezinjtë” pritet të jetë Theo Hernandez, periudha e rikuperimit të cilit ende nuk është sigurtë, duke vënë në dyshim edhe ndeshjen ndaj Chelsea. /f.a/abcnews.al