Milan piketon anësorin e Arsenal-it

schedule09:44 - 19 Nëntor, 2021

schedule 09:44 - 19 Nëntor, 2021

Sulmuesi anësor i Arsenalit, Nicolas Pepe ka përfunduar në dëshirat e Milan-it

Klubi anglez pagoi 80 milionë euro për të nënshkruar me 26-vjeçarin nga Lille në verën e vitit 2019. Por, deri më tani Pepe nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij dhe të arsyetoj çmimin e lartë të paguar për shërbimet e tij.

Tani Arsenali mednohet  se mund ta lërë Pepen të largohet për 25 milionë paund vitin e ardhshëm, ndërsa klubet e interesuara nuk mungojnë. Sipas “Il Milanista”, Milani dëshiron anësorin e Arsenalit si një objektiv kryesor transferimi. Klubi milanist thuhet se janë të gatshëm për të tentuar transferimin e yllit nga Bregu i Fildishtë si të hapet merkatoja e dimrit në janar./h.ll/abcnews.al