Sulmuesi i Marseille, Florian Thauvin, ka rënë në radarin e Milanit. Kuqezinjtë vijnë pas një merkato të suksesshme janari dhe mesa duket nuk do të ndalen as në verë. Pritshmëritë e “Djallit” për këtë sezon janë të mëdha dhe drejtuesit do të vazhdojnë të investojnë fuqishëm.
Objektivi i radhës tashmë është pikërisht francezi. 28-vjeçari po kalon ndoshta sezonin e tij më të mirë të karrierës dhe paraqitjet e tij në fushë kanë qenë fantastike. Kontrata e Thauvin me klubin francez përfundon në fundin e këtij sezoni dhe Milani kërkon të përfitojë.
Ende nuk dihet nëse lojtari do të rinovojë kontratën apo mund të tundohet nga kalimi tek gjigantët e Serie A. Këtë sezon Florian ka luajtur në 21 ndeshje në Ligue 1, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 7 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al