Milan në ankth, Kessie dëmtohet në Kupën e Afrikës

schedule08:27 - 27 Janar, 2022

schedule 08:27 - 27 Janar, 2022

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie është detyruar të braktisë ndeshjen e djeshme të Kupës së Kombeve të Afrikës midis Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit për shkak të një dëmtimi.

Kessie u mundua të luante pas një përplasjeje në ndeshjen e raundit të 1/16-të, por pasi u rrëzua për herë të tretë në fushë ai kishte nevojë për trajtim dhe e kuptoi se thjesht nuk ishte e mundur të vazhdonte.

Ish-lojtari i Atalantas u godit në trup dhe kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Gjithashtu nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Inter-it.

Kessie është në radarët e Barcelonës për një transferim të mundshëm. Ai ende nuk dëshiron të rinovojë me Milanin./ h.ll/abcnews.al