Mateo Musacchio është lojtari më i ri i Lazios. Mbrojtësi i Milanit ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt kryeqytetit, ku ka kryer dhe vizitat mjekësore. Ishte dhe vetë klubi i Lazios që zyrtarizoi kalimin përmes një video në “Twitter”.
Argjentinasi do të kalojë fillimisht në formë huazimi tek lacialët, por kontrata e tij pritet të zgjatet gjatë merkatos së verës. Ndërkohë, këtu do të përfitojnë edhe kuqezinjtë, meqë kontrata e tij përfundonte në qershor.
? @MateoMusacchio5 è arrivato nella Capitale! #CMonEagles ? pic.twitter.com/5d6RWi8a6V
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 26, 2021
30-vjeçari mbeti jashtë planeve të trajneri Pioli këtë vit, duke parë dhe konkurencën e madhe në repartin e mbrojtjes. Sikur të mos mjaftonin emra si Romagnoli, Kjaer, Gabbia apo dhe Kalulu, Milan transferoi dhe Fikayo Tomorin dhe si pasojë veprimi më i duhur për Musacchion ishte largimi. /abcnews.al