“Milan, më telefono kur të kesh nevojë”, një “ish” gati për t’u rikthyer?

schedule12:29 - 30 Shtator, 2019

schedule 12:29 - 30 Shtator, 2019

Milani po kalon një moment shumë të vështirë. Ekipi i Giampaolos nuk po arrin të shprehë një futboll të pranueshëm (përveç ndeshjes me Torinon), teksa nuk ka forcë as për të siguruar rezultate pozitive. Dy fitore e thata kundër Brescia dhe Veronën janë shumë pak për pretendimet e kuqezinjve.

Humbja kundër Fiorentinës ishte shumë e rëndë për t’u pranuar dhe situata është shumë e trishtë. “Skuadra mu duk sikur nuk ishte stërvitur asnjë ditë”, u shpreh Paolo Maldini, drejtori teknik i “djallit”.

Rreth gjendjes në fjalë ka shkruar edhe Keisuke Honda. Japonezi i njohur ishte pjesë e kuqezinjve për 3 sezone e gjysmë. 33-vjeçari i dha fund aventurës australiane me Melbourne dhe është pa ekip prej datës 1 korrik.

Gjithmonë jam munduar për të të ndihmuar. Më telefono kur të kesh nevojë, Milan”, shkruan fantazisti në rrjetet sociale, duke iu vetëofruar ish-klubit të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!