Milan me mungesa për sfidën me Bologna, vazhdojnë të jenë të infektuar dy lojtarë

schedule16:04 - 21 Tetor, 2021

schedule 16:04 - 21 Tetor, 2021

Skuadra e Milanit pas humbjes në ndeshjen ndaj Portos, ia ka vështirësuar punët vetes në rrugëtimin e saj në Champions League. Në 3 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve nuk ka arritur të sigurojë asnjë pikë, duke humbur kështu shumë terren për kalimin në fazën tjetër.

Megjithatë vëmendjen Milan e ka kthyer në kampionat, në ndeshjen e radhës do të përballet me Bologna, të shtunën në mbrëmje.

Për trajnerin e “kuq e zinjve” llogaritë edhe për këtë ndeshje duhet të bëhen pa dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Theo Hernandez dhe Brahim Diaz.

Të dy futbollistët janë të infektuar me COVID-19 që prej datës 13 tetor Hernandez dhe 15 tetor Diaz. Francezi dhe spanjolli kanë bërë sot tamponin për të parë nëse kanë arritur të mposhtin virusin apo jo. Por përgjigjja ishte ajo që në kampin e Milanit nuk e prisni. Rezultuan përsëri pozitiv duke vazhduar kështu që të mungojnë në skuadër.

F.A/abcnews.al