Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan-Juve, dueli për në Champions/ Dy gjigandët e Serisë A fitojnë, janë më pranë objektivit

schedule12:24 - 20 Prill, 2026

schedule 12:24 - 20 Prill, 2026

Kush do t’ia dijë për estetikën.

Futbolli italian në të vërtetë po e vuan diçka të tillë, që shpesh pëlqehet të fitohet në mënyrë të shëmtuar, dhe kombëtarja e skuadrat e klubeve po shkojnë nga dështimi në dështim, por Masimiliano Alegri nuk dëshiron të ndryshojë.

Milani I tij ia doli sërish me stil milimalist, 1-0 në Veronë, në një ndeshje aspak spektakolare, por që I dha tri pikët dhe sigurinë për kualifikimin në Champions sezonin që vjen.



Goli I vetëm u shënua nga francezi Adrien Rabio, njëri nga lojtarët më të mirë kuqezinj këtë sezon dhe miqtë e mbajtën topin diçka më shumë, 53 për qind, por vuajtën ofensivën e vendasve.

Verona gjuajti 12 herë drejt portës, dyfishin e lombardëve, por pa efikasitet.

Alegri njihet si “noçka” e futbollit italian, që do të thotë se është pragmatist dhe pëlqen të fitojë me një gol diferencë, 1-0 apo 2-1 e diçka tjetër.

Këtë sezon Milani ka 8 fitore 1-0 dhe 13 suksese me një gol diferencë, e vetëm Konte tek Napoli e kalon.

“Maks, me noçkë në Champions, – është titulli nga “Il Korriere delo Sport”, – Milani fiton 1-0 në Veronë, +8 pikë nga vendi I pestë! Luço shkëputet, Juve shtrin Bolonjën, vendi I katërt I blinduar!”

“Champions, ja ku jemi, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – sprint I Milanit e Juves, të dielën ballë për ballë në “San Siro”!”

“Zonja e Vjetër” ndërkaq ka nisur të fitojë krejt ndryshe.

Luçiano Spaleti ndoshta nuk është një trajner sipas ADN-së së rekordmenëve të titujve në Itali, pasi fitoren nuk është se e ka në gjak, veçse lojën sulmuese e njeh mirë.

Pasi e zbatoi tek Roma, Zeniti I Shën Peterburgut dhe tek Napoli, ka nisur ta kthejë në filozofi futbolli edhe tek Juventusi.

Suksesi 2-0 ishte I merituar, me shikim përpara, me 11 gjuajtje gjithsej, e duke mos e lënë Bolonjën të godasë asnjëherë në portë.

Golat u shënuan nga David që në 2’ dhe pastaj nga Kefren Turam në 57’.

Pas 33 javësh kampionat, Milan mban vendin e dytë me 66 pikë, po aq sa Napoli, ndërsa Juventusi është I katërti me 63.

Javën që vjen luhet derbi mes tyre në fushën e kuqezinjve në “San Siro”, pra vazhdon beteja në Champions.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!