Milan, Inter, Juventus: Zërat e fundit të merkatos nga Italia

schedule12:21 - 28 Nëntor, 2020

schedule 12:21 - 28 Nëntor, 2020

Milan, Inter e Juventus janë gjithë kohën në merkato dhe në këto klube pritet të ketë afrime dhe largime. Së fundmi ka shumë zëra. Drejtuesit kuqezinj kanë shënjestruar sulmuesin e Genoas, Gianluca Scamacca, i cili në fakt është i huazuar nga Sassuolo.

Italiani konsiderohet si zëvendësuesi ideal për Zlatan Ibrahimovic dhe këtë fakt e konfirmojnë statistikat e tij, pasi ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje për Genoan këtë sezon.

 

Hakan Çalhanoglu

Ndërkohë nga ana tjetër Hakan Calhanoglu është gjithmonë e më larg Milanit. Negociatat ende vazhdojnë mes palëve, por nuk po gjehet gjuha e përbashkët. Destinacioni më i mundshëm për turkun është Manchester United dhe një kalim në Premier League mund ta tundojë lojtarin.

 

Nga ana tjetër Juventus vazhdon të kërkojë një mesfushor. Sipas raportimit të “Calciomercato.it”, i piketuari nga drejtuesit  është Mahmoud Dahoud i Borussia Dortmund. Kartoni i tij vlerësohet diku tek 12 milionë euro dhe ai tashmë është në listën e dëshirave të “Zonjës së Vjetër”.

 

Gjithashtu ka lëvizje dhe tek Interi. Mesfushori zikaltër, Christian Eriksen, ka disa kohë që e kërkon largimin dhe karriera e tij mund të vazhdojë në Londër. Këtë herë jo te Tottenham, por tek rivalët e Arsenal.

Drejtuesit e Interit mund të bëjnë një ulje për kartonin e tij, që mund t’i kushtojë arkave të “Topçinjve” vetëm 13 milionë euro, ashtu siç raporton “todofichajes.com”. /abcnews.al