Milan-Giroud bëhet serioze, GDS zbulon kërkesat e kampionit të botës

schedule11:57 - 19 Maj, 2021

schedule 11:57 - 19 Maj, 2021

Oliver Giroud pritet të largohet këtë verë nga Chelsea, pasi trajneri Thomas Tuchel nuk e shikon pjesë të planeve të tij. Në Serie A kampioni i botës ka pasur prej kohësh “fansat” e tij, pasi Interi e Juventusi kanë tentuar ta transferojnë më parë.

Tani në skenë ka dalë Milani dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” gjërat janë konkrete. Giroud kërkon 5 milion euro në sezon dhe kontratë për dy vite. Kjo shifër nuk konsiderohet e lartë, për shkak të mënyrës së taksimit në Itali.

Maldini dhe Massara e kanë të preferuarin sulmuesin francez, i cili ka treguar se di të shënojë. Gjithsesi vetë Giroud nuk ka marrë ende një vendim, pasi kërkon të mendohet dhe synimi është të zgjedhë një klub ku të jetë zgjedhje e parë për sulmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!