Milan duket se ka hedhur pas krahëve kohët e këqija. Skuadra kuqezi bëri një paraqitje në madhe me fitoren 3-0 në transfertën kundër Udineze, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes në Serinë A.
Thjesht, pastër, pa gabime. Është ky futbolli që pëlqen Masimiliano Alegri dhe Milan poiI përgjigjet si duhet trajnerit të tij.
Skuadra kuqezi mundi në transfertë 3-0 Udinezen, në atë që është cilësuar si sfida më e mirë në këtë sezon, por edhe një sinjal për të gjithë rivalët. Milan dominoi me lojë dhe raste, ndërsa nuk rrezikoi thuajse asnjëherë në mbrojtje.
Pas shumë përpjekjesh, sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë. Pulisic ndali topin në rrjetë në minutën e 40-të, duke kthyer miqtë me epërsinë minimale në dhomat e zhveshjes.
Pas pushimit, të besuarit e Allegrit e vranë shpejt garën. Në minutën e parë pas rinisjes së ndeshjes, Fofana dyfishoi shifrat.
Nuk kishte kohë për reagimin e të zotëve të shtëpisë. Në minutën e 53-të, Pulisic plotësoi mbrëmjen e madhe personale dhe atë të Milan me golin e dytë personal, që vulosi fatin e sfidës.
Me këtë fitore “Djalli” ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit në Serie A, duke frikësuar ata që konsiderohen si favoritët e mëdhenj në garën për titullin kampion./abcnews.al


