Milan fiton dhe pret Taren/ Klubi, pranë zgjedhjes së drejtorit të ri sportiv

schedule13:05 - 9 Mars, 2025

schedule 13:05 - 9 Mars, 2025

Tifozët presin disa dhurata.

Milani i këtij sezoni ka qenë një zhgënjim I vërtetë, dhe drejtuesit në zyra e skuadra në fushë e di se çfarë duhet të bëjë.

Së pari erdhi fitorja tepër e vështirë, por me karakter në fushën e Leçes në Serinë A, ndërsa menjëherë dolën artikujt në mediat kryesore sportive.

Gjigandët e Italisë duan drejtor të ri sportiv dhe ky mund të jetë Igli Tare.

Ish-kapiteni I kombëtares shqiptare, dhe ish-drejtori jetëgjatë sportiv i Lacios, është njëri nga dy favoritët për postin, të paktën sipas gazetës kryesore në Itali, “La Gazeta delo Sport”.

E përditshmja shkruan se janë gjithsej 4 kandidatë, por dy janë kryesorët, pikërisht Tare dhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Paratiçi.

Italiani ka fituar 9 tituj në Torino, por Tare cilësohet si favoriti sepse ka qenë që në fillim zgjedhje e drejtuesve milanistë Kardinale dhe Ibrahimoviç.

Gjithsesi, zgjedhja e drejtorit do të kërkojë kohë, dhe takimet do të mbahen javët e ardhshme, ndërsa detyra imperative është të arrihet zona Champions në Serinë A.

Duket tepër e vështirë pasi Milani ka vetëm 44 pikë, ndërsa Juventusi duket tepër larg.

Sidoqoftë, shpresa vdes e fundit dhe lojtarët e trajnerit Konseisao të paktën reaguan.

Pasi Krstoviç I dha Leçes avantazhin 2-0, autogoli I Galos dhe dy rrjeta nga Kristian Pulishiç siguruan përmbysjen dhe fitoren.

Gjithçka ndodhi në vetëm 13 minuta, ndërsa në fushë për puljezët ishte edhe Medon Berisha, I kthyer nga dëmtimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!