Milan, De Ketelaere dhe transferimet e tjera të reja janë në hije

schedule17:00 - 6 Tetor, 2022

schedule 17:00 - 6 Tetor, 2022

Në shtëpinë e Milanit goditja në Champions ndaj Chelsea ka lënë gjurmë. Jo për rezultatin, por për vështirësitë në menaxhimin e skuadrës me inferierinë e mbushur plot.

Charles De Ketelaere erdhi me zhurmë në Milano, ku të gjithë prisnin një lojtar të talentuar i cili do të bënte diferencë të madhe në fushën e lojës, por deri më tani asgjë nuk është kështu. Belgu është në hije dhe asnjëherë nuk ka qenë deri më tani në pritshmëritë e klubit.

Edhe pse ka shumë mungesa në ekip, Pioli vazhdon të refuzojë blerjet e reja në ekip duke mos i aktivizuar në fushën e lojës.

De Ketelaere deri më tani ka shfaqur një performancë të luhatur, ku nuk mund ta quash një protagonist të ekipit. Gjithashtu Origi, Dest, Vranckx apo Adli, nuk po përdoren nga Stefano Pioli.

Ky mund të quhet një problem taktik, ku mund të ndikojë shumë për rezultatet e Milanit nëse Pioli nuk vendosë t’i përdorë ata, sidomos në një kompeticion të rëndësishëm si Champions League dhe me aq shumë mungesa sa ekipi ka./ h.ll/abcnews.al