Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka komentuar ditën e sotme, “derbin e Milanos”, mes Milan e Inter, në gjysmë-finalen e UEFA Champions League, ndeshje kjo që do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas ish-teknikut italian, përballja do të jetë një “betejë” e vërtetë dhe gjithashtu shtoi se “fati” i ekipit që do të arrijë finalen e madhe të Stambollit do të vendoset vetëm në ndeshjen e kthimit.
“Futbollistët e të dy ekipeve duhet të jenë të lumtur që luajnë një gjysmë-finale të Champions League. Është një derbi dhe mund të ndodhë gjithçka, por unë besoj që kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit. Kam përshtypjen që derbi i parë do të luhet me kujdes nga të dy ekipet”,- u shpreh Panucci në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al