Milaim Zeka, i ftuar në studion e Abc News me gazetaren Mirela Milori ka kometuar aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime gjatë luftës në Kosovë.
Analisti në fjalën e tij për Abc News ka theksuar se është e rëndësishme që ato që janë marrë me vrasje duhet të dalin para drejtësisë, por ai deklaron se nuk beson UÇK ka kryer krime.
“Unë nuk e besoj se ka bërë krime UÇK-ja. Unë jam për zbardhjen e të gjithë vrasjeve gjatë luftës dhe pas luftës kush ka vrarë civilë, fëmijë, gra dhe pleq, qoftë serb apo shqiptarë e pafsha me 100 vjet burg. Unë kam qenë shumë pranë UÇK, dhe ajo nuk ka pas platformë për të vrarë civilë ”, ka thënë Zeka./abcnews.al