Milaim Zeka: Evropa krijoi Gjykatën Speciale nën trysninë e Rusisë dhe me ‘përkëdheljen’ e Serbisë

schedule20:51 - 3 Prill, 2023

schedule 20:51 - 3 Prill, 2023

Analisti Milaim Zeka thotë se pranimi i Gjykatës Speciale një etnike, është një nga gabimet më të mëdha që është bërë nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Zeka u shpreh se ishte trishtueshme të shihje se Rexhep Selimi akuzohej se kishte sulmuar policët e Sllobodan Millosheviçit, të cilët kanë kryer masakra në Kosovë.

Sipas Zekës, Evropa krijoi Gjykatën Speciale, nën trysninë e Rusisë dhe me përkëdheljen e Serbisë.

“Ata janë heronj të luftës dhe janë njerëz që kanë bërë shumë mëkate në paqe. Ato mëkate po i paguajnë në Hagë. Njëri prej mëkateve më të mëdha që kanë bërë, është pranimi i Gjykatës Speciale një etnike, gjykatë raciste e cila i gjykon vetëm krimet e dyshuara të UÇK ndaj serbëve. A ka gjë më të tritshtueshme sesa të dëgjoje sot prokurorin e Speciales, ku thoshte që akuzohet Rexhep Selimi, pse ka sulmuar 12 stacione të policisë së Millosheviçit në kohën e luftës, paraluftës.

Ka sulmuar policë të Millosheviçit që kanë vrarë nënat, fëmijët, vëllezërit tonë, që kanë bërë masakrat më të çmendura në gadishullin ballkanik. Kjo është trishtuese, është e pamimagjinueshme dhe kjo është Evropa që krijoi Gjykatën Speciale, nën trysninë e Rusisë dhe me përkëdheljen e Serbisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!