Miku rrëfen prapaskenat e dashurisë së re të Pirro Dhimës: Si u njohën, e ka si dritën e syve

schedule08:47 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 08:47 - 8 Dhjetor, 2021

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima 4 vite pas humbjes së bashkëshortes rigjeti dashurinë.

Mediet greke shkruajnë se zemrën ia rrëmbeu atletja greke, Afroditi Skafida.

Por si u njohën?

“Espresso” shkruan se marrëdhënia mes tyre është aq serioze saqë të dy nuk i thanë “jo” perspektivës së martesës.

Të dy mund të jetojnë të ndarë për momentin, por së shpejti ata synojnë ta strehojnë dashurinë e tyre nën të njëjtën çati, vijon më tej shkrimi.

Pirro Dima dhe Afroditi Skafida janë njohur në verë në një event të mikut të tyre të përbashkët dhe që prej gushtit janë në të lidhur.

Siç zbulon “Espresso”, fituesi i medaljes së artë në peshëngritje ishte ai që hodhi hapin e parë.

Pirro Dima shumë kohë pas humbjes së bashkëshortes, tentoi të rindërtonte jetën e tij por pa sukses. Tashmë 50-vjeçari Pirro ndihet kaq i lumtur dhe i mbushur me 39-vjeçaren.

Ata që i njohin mirë thonë se janë shumë të përshtatshëm, të dashur dhe, edhe pse përditshmëria e tyre është e mbushur, gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Në fakt, shprehja që miku i tyre i përbashkët tha është se “Pirro e do shumë dhe kujdeset për të si sytë e tij” shkruan gazeta greke.

Çift po kalon shumë kohë së bashku larg syrit të medias./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!