Presidentja e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare”: Klientët na zgjedhin ne, sepse flasim me gjuhën e tyre

schedule21:02 - 27 Shtator, 2024

schedule 21:02 - 27 Shtator, 2024

TIRANË- Presidentja e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare”, Arlinda Muja e ftuar në “Sheshin e Dollarit” në ABC News, u shpreh se kërkesa për mikrokreditë shpesh realizohet nëpër sportele fizike të këtyre institucioneve, pasi shumica prej klientëve ose nuk kanë një numër llogarie në banka ose nuk zotërojnë edukimin e nevojshëm financiar.

Sipas saj, shumica e atyre që shërbehen neper sportelet fizike të institucioneve të mikrokrdive lidhet me faktin se nuk disponojnë një llogari bankare.

“Ne e shohim edhe në përzgjedhjen që ne japin dhe në mënyrën se si e marrin ata shërbimin e mikrofinancave. Ne kemi një përqindje shumë të vogël, e cila preferohet të kalojë në llogaritë bankare dhe kjo shkon deri në 15%, ndërsa pjesa tjetër kërkohet nga sportelet tona. Ata që shërbehen nuk kanë një llogari bankare”, tha ai.

E pyetur se në çfarë shkalle është përqindja e kërkesave që marrin dritën jeshile për kredi konsumatore të shpejtë, për këtë, Arlind Muja bëri këtë shpjegim:

“Po flasim për kredinë konsumatore të shpejtë, Shërben më ndryshe dhe ka një stil model tjetër biznesi. Kjo kredi e shpejtë, refuzon, ka një model statistikore nga mbrapa. Në shoqatën që unë drejtoj, refuzohet mbi 70% e aplikimeve dhe vetëm 30% e kalojnë”, tha ajo.

Më tej, ajo shpjegoi profilin financiar të klientëve, të cilët sipas saj kanë treguar korrektësi në kthimin e borxheve.

“Ne marrim më tepër risk për klientë që mund të kenë të ardhurat të luhatshme, por historia na ka treguar se janë ata klientët më të mirë në kthimin e borxheve. Është një fenomen, që ka një kthim klientelë për t’u vlerësuar. Janë edhe individët, bizneset dhe fermerët.Treguesit janë shërbimi dhe aksesimi i lehtë, ndoshta dhe s’kanë një burim tjetër alternativ dhe ne bëjmë shumë studime se pse kthehen më shumë tek ne. Fermerët dhe bizneset vlerësojnë atë që ne flasim me gjuhën e tyre. Rikthimi aty është sepse aty ka një marrëdhënie besimi. Shumica e ankesave tona kanë të bëjmë me moskuptimin e asaj, pra , ndarjes së kostos së kredisë dhe moskuptimit se çfarë duhet të paguajnë. Kemi 100% të problematikave të zgjidhura sa i përket shqetësimit të klientëve.”, tha ajo./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!