Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mikpritje shkodrane për turistët/ Të huaj rikthehen në Shkodër për bukurinë dhe historinë

schedule13:03 - 21 Gusht, 2025

schedule 13:03 - 21 Gusht, 2025

Vit pas viti Shqipëria ka shënuar një rritje të numrit të turistëve. Për të mbërritur në vendin tonë, organizimet janë të ndryshme, individuale por edhe në grupe, një formë mjaft e përhapur.

Ky grup turistësh nga Gjermania ndodhen në Shqëipëri prej një jave dhe këtë të martë ishte Shkodra ndalesa e tyre e radhës, pasi kanë vizituar më herët qytete të tjera, si Korçën, Sarandën, Gjirokastrën, Tiranën e Krujën.

“Ndodhemi në Shqipëri prej 7 ditësh. Më ka pëlqyer mikpritja sidomos, ushqimi por ajo që është shume interesante është historia dhe qytet e ndryshme. Por ajo qe ka me se shumti rëndësi është se guidën e kemi të mirë.”



” Isha që Shqipëri edhe njëherë në fillim të vitit, kjo eshte hera e dytë. Mikpritja dhe natyra e mrekullueshme më kanë teheq te vij edhe njehere. Më shumë më pëlqejne zonat malore se sa bregdeti, e ne vecanti veriu i Shqiperise”.

Mirza Betuzi, që shoqëron këtë grup gjermanësh punon si guidë turistike prej 13 vitesh. Ai i njeh të huajt me çdo cep të Shqipërisë nga veriu në jug.

“Para se të vinjë mendojnë se shqipëria është akoma vend i mbyllur si në komunizëm, por më pas impresionohen.”

Teksa shërben si guidë prej më shumë se një dekadë, sipas tij zhvillimi i turizmit në vend në vitet e fundit ka një sërë faktorësh.

Të huajt që zgjedhin Shqipërinë nuk preferojnë vetëm brigjet detare, interesi i tyre është i shumëllojshëm, si turizmi kulturor dhe deri tek ai i aventurës, ku relievi shqiptar të ofron mundësi të shumta për këtë kategori vizitorësh. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!