Eva Longoria dhe Victoria Beckham u bënë të pandashme kur familja e kësaj të fundit u transferua në Los Angeles në vitin 2007. Me rastin e ditëlindjes së aktores, stilistja ka bërë një urim special për 46-vjetorin e saj të lindjes, ku shkruan se ndihet me fat që është pjesë e jetës së saj.
“Gëzuar ditëlindjen e mrekullueshmja Eva Longoria. Ndihem me fat që je pjesë e jetës time. Ne të duam shumë dhe mungon shumë, mezi po presim të shihemi së shpejti.“, ka shkruar Beckham krahas fotos në të cilën shfaqej bashkë me aktoren.
Eva ka folur dhe më parë për raportin e ngushtë që ka me Victoria-n. “Ne jemi mikeshat më të mira dhe kemi ndarë shumë mësime jete së bashku. Ajo për të cilën flasim është mes nesh, por kemi kaluar gjëra së bashku. Kur rrimë, thjesht qëndrojmë në shtëpi dhe flasim, hamë dhe qeshim. “, u shpreh ajo. /abcnews.al