Kida është një nga këngëtaret shqiptare, që ka spikatur gjithmonë për ndryshimet në ‘look’. Ajo është si një kameleon i vërtetë, përsa i përket ndryshimeve në pamje.
Aktualisht, Kida ndodhet me pushimet me mikeshën e saj dhe kjo periudhë duket se e ka frymëzuar të ndryshojë ngjyrën e flokëve.
Këngëtarja ka treguar se e ka detyruar mikesha që t’i bëjë flokët ngjyrë rozë. Përkrah një fotografie Kida ka shkruar: “Shiko çfarë më bëri”.
Sa i përket muzikës, kënga e fundit që bukuroshja ka lancuar është bashkëpunimi me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, i cili mund të cilësohet pa frikë si hiti i verës./abcnews.al