Mike prej shumë vitesh, zbulohet arsyeja pse Jonida Maliqi nuk i shkoi në dasmë Arminës

schedule19:52 - 29 Shtator, 2022

schedule 19:52 - 29 Shtator, 2022

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha organizuan në 25 shtator dasmën e tyre, me 300 të ftuar, ku shumica prej të cilëve ishin nga bota e ekranit. Mes shumë mikeshave të Arminës si Olta Gixhari apo Dalina Buzi, ajo që ra në sy ishte mungesa e shoqes së saj të ngushtë, këngëtares Jonida Maliqi.

Kjo e fundit nuk ka arritur të shkojë dot në dasmë, pasi ka marrë një surprizë minutën e fundit. Bëhet fjalë për një arsye tërësisht personale të cilën Jonida ka vendosur të mos e komentojë.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, duke i dhënë kështu fund zërave se mikeshat janë zënë.

Kujtojmë që Jonida dhe Armina dikur kanë pasur edhe një biznes të përbashkët. Pra, përveç miqësisë, ato ndanin edhe pasione të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!