Mike Pompeo ne Vietnam: Peniani të ndjekë shembullin e Hanoit

schedule09:31 - 9 Korrik, 2018

schedule 09:31 - 9 Korrik, 2018

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndjekë shembullin e Vietnamit, duke krijuar një marrëdhënie të re me Shtetet e Bashkuara, sikurse bëri Hanoi pesë dekada më parë, pas përfundimit të Luftës së Vietnamit. Kryediplomati amerikan vizitoi dje Vietnamin, pas dy ditë bisedimesh me udhëheqës koreanoveriorë për çarmatosjen bërthamore të Phenianit. Ai tha se marrëdhëniet e normalizuara 23-vjeçare mes SHBA dhe Vietnamit duhet të shërbejnë si një provë për udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, se SHBA kanë aftësinë për të krijuar marrëdhënie të reja me një vend që dikur kanë patur marrëdhënie armiqësore.

Pompeo nuk i kushtoi rëndësi akuzave të Koresë së Veriut, se SHBA kishin ofruar “kërkesa prej gangsterësh”, që Pheniani t’i japë fund programit bërthamor. Ai përsëriti premtimin e Presidentit Donald Trump për fuqizimin e ekonomisë së Koresë së Veriut, pasi të marrë garanci nga Kim se po i jep fund armëve bërthamore.

Para vizitës në Vietnam, Sekretari amerikan i Shtetit tha se sanksionet ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojnë, deri në përfundimin e çarmatimit bërthamor, plotësisht të verifikueshëm, siç është rënë dakord me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!