Zv.presidenti amerikan Mike Pence u vaksinua “live” gjatë një transmetimi televiziv të premten në mëngjes. Pasi iu injektua vaksina e Pfizer, Pence tha se kjo është një “mrekulli mjekësore” që i siguron amerikanët “se shpresat janë në rrugën e duhur”.
“Besimi te vaksina është ajo që na solli këtu këtë mëngjes,” tha zv/presidenti në përshtypjet e tij pas vaksinimit të tij. “Nuk ndjeva asgjë. Te lumtë.”
Bashkëshortja e tij, Karen dhe gjenerali kirurg, Jerome Adams, u vaksinuan gjithashtu gjatë eventit televizive të Shtëpisë së Bardhë.
Punonjësit shëndetësorë nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed ishin ata që administruan vaksinimet.
Vaksinimi para kamerave është bërë praktikë për shkak të shqetësimin që është përhapur tek qytetarët se vaksina mund të mos jetë e sigurt. Ndërkohë, dr. Fauci përshëndeti veprinim e Mike Pence dhe tha se “tani na takon të gjithëve të shkojmë përpara dhe të vaksinohemi”. s.b/abcnews.al/